E përmendur nga mediat e huaja si një prej vendeve që mund të strehojë emigrantë, Shqipëria nuk ka ende një kërkesë zyrtare nga Bashkimi Europian.
Zv/Ministrja e Brendshme, Rovena Voda konfirmon për Televizonin Klan se deri tani, qeverisë shqiptare nuk i është përcjellë një kërkesë e tillë nga partnerët.
“Shqipëria nuk ka asnjë njoftim nga vendet e BE-së, apo nga Komisioni Europian për ngritjen e qendrave të azilantëve”.
Do t’i takojë qeverisë shqiptare të marrë një vendim nëse nga Brukseli do të kërkohet që në Shqipëri të ngrihet një kamp emigrantësh. Sipas Zv/Ministres së Brendshme vendi ynë i ka të gjithë kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantët e paligjshëm që vijnë nga rajonet në konflikt.
“Nëse një gjë e tillë do të kërkohet qeveria shqiptare do të marrë një vendim të tillë. Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të pritur dhe trajtuar emigrantë të tillë”.
Media prestigjioze ndërkombëtare duke cituar burime brenda BE-së shkruajtën se përzgjedhja e Shqipërisë apo Maqedonisë bëhet për të dekurajuar emigrantët, pasi kalimi në shtetet anëtare do të jetë i vështirë.
Që prej Janarit, në Shqipëri kanë hyrë 2300 emigrantë të paligjshëm me një fluks në rritje muajt e fundit.
Pak ditë më parë çështja e emigrantëve ishte një nga temat kryesore të takimit mes Kryeministrit Rama dhe kancelarit Austriak, Sebastan Kurz, i cili premtoi mbështetje financiare për Shqipërinë në përballimin e kësaj çështje,
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...