Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj uroi sot Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj tha se Shenjt Tereza është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria për jetën.
“Shenjt Tereza e Kalkutës, dëshmi e gëzimit, që buron nga dashuria për jetën dhe për madhështinë e dinjitetit njerëzor”, u shpreh Begaj.
“Bija shqiptare është simbol i mohimit të privilegjit vetjak dhe shërbimit të pakursyer ndaj të vuajturit, të uriturit, të pamundurit e të harruarit”, theksoi Begaj.
“Në një botë, që rend drejt materiales, shembulli i saj na fton të shohim brenda vetes, brenda familjeve dhe shoqërive tona për të kultivuar dashurinë për tjetrin dhe vlerat më të mira shpirtërore të popullit tonë, të cilat Nënë Tereza i ka lartësuar si askush tjetër në botë”, nënvizoi Begaj.
“E sotmja duhet të jetë një ditë reflektimi për secilin prej nesh për më shumë solidaritet për të afërmin, dashuri për njëri-tjetrin dhe shërbim për vendin!”, përfundoi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
6 vjet më parë, në 2016 Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit e shpalli Nënë Terezën shenjtore duke e quajtur Shenjt Tereza.
Shenjt Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...