Shqipëria renditet e treta në Evropë, pas Norvegjisë dhe Islandës, për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, me një përqindje prej 86 përqind të prodhimit të përgjithshëm në vitin 2016, konfirmon Eurostat.
Bazuar në statistikat zyrtare, ky nivel është më i lartë në krahasim me mesataren e Bashkimit Evropian (BE), ku prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme kontribuoi në 30 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike gjatë vitit 2016, raporton ASTH.
Konsumi i energjisë në Shqipëri bazohet në prodhimin e energjisë elektrike që varet 100 për qind nga hidrocentralet (HEC-et).
Hidrocentralet janë burimi më i rëndësishëm i energjisë së rinovueshme në Evropë, e ndjekur nga energjia e erës dhe energjia diellore.
Burime të tjera të rinovueshme për gjenerimin e energjisë elektrike përfshijnë drurin, biogazin, mbeturinat e rinovueshme dhe energjinë gjeotermale.
Sipas Eurostat, në pesë vende të BE, mbi 50% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2016 ishte prodhuar nga burime të rinovueshme; Austria (73%), Suedia (65%), dhe Portugalia dhe Danimarka (54%).
Nga ana tjetër, janë katër vende ku më pak se 10% e energjisë së konsumuar në vitin 2016 erdhi nga burime të rinovueshme: Malta (6%), Luksemburgu dhe Hungaria (të dyja 7%) dhe Qipro (9%).
Vendet me pjesën më të madhe të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme në vitin 2016, ishin Norvegjia (104,7%), Islanda (95,3) dhe Shqipëria (86%).
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...