Google ADS

Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike

00:45 | 9 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sulmet kibernetike shpesh herë nuk i kanë ndalur dot as institucionet shtetërore. Pak kohë më parë hakerat bllokuan për dy ditë faqen e Policisë së Shtetit, ndërsa ofrimi i shërbimeve online për qytetarët ka rritur rrezikun e aksesit në informacionet e klasifikuara, apo ato që lidhen me sigurinë kombëtare.

Koloneli Walter Unger, ish-drejtor i mbrojtjes kibernetike në Ushtrinë Austriake, i cili ishte i ftuar në Tiranë në një forum me aktorë të institucioneve ligjzbatuese, thotë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë në forcimin e politikave dhe elementëve të sigurisë.

“Kriminelët që fshihen prapa kompjuterëve nuk duan t’ia dinë kush është viktima. Mjafton të kenë përftitime monetare aqo të arrijnë qëllimin e tyre dashakeq, ndaj edhe Shqipëria është e rrezikuar si çdo vend tjetër”, deklaron Unger, njofton TCH.

Sipas kolonelit austriak, Shqipëria duhet të forcojë edhe kuadrin ligjor.

“Shqipëria duhet të adoptojë të gjitha praktikat ë Konventës europiane për krimin në fushën e kibernetikës. Është një sfidë që nuk duhet neglizhuar si një vend anëtar i NATO-s, por edhe që aspiron të bëhet pjesë e BE-së. Është i nevojshëm plotësimi i disa hallkave me elementë sigurie shtesë”, nënvizon Unger.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme