Google ADS

Shqipëria e përzgjedhura e Mercedes Benz për të promovuar modelin e ri

10:23 | 3 Tetor 2019
Arbresh.info

Gjiganti i automobilistikes në botë, Mercedes Benz, ka zgjedhur Shqipërinë si një ndër vendet ideale për të promovuar modelet e saj të reja.

Bëhet fjalë për GLE 500 e 4 MATIC, ku përmes një postimi në llogarinë zyrtare të Instagram, një ndër firmat më prestigjioze automobilistike e cilëson vendin tonë si një ndër parajsat e Evropës.

“Rrugë të paprekura dhe pamje që të lënë pa frymë: Shqipëria është një ndër parajsat e fundit të mbetura të Evropës me terrene të vështira – prandaj vendosëm të udhëtonim drejt saj me Mercedez Benz përmes luginës së Shushicës në jug të vendit”, shkruhet krahë fotos mahnitëse të realizuar në Shushicë.

[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=sB9lpe9ffgg[/embedyt]

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme