Një shqiptar është qytetari më i rrezikuar i Ballkanit Perëndimor apo dhe i Bashkimit Europian, për t’u prekur nga varfëria dhe përjashtimi social.
Me një përqindje 46.5% ose pothuajse gjysma e popullsisë, Shqipëria për të disatin vit radhazi qëndron e para në renditje sipas Eurostat, e pasuar më tej nga Bullgaria e Rumania.
Sistemi i pagave por dhe skema e pensioneve janë dy faktorët kryesor sipas ekspertëve të ekonomisë që e mbajnë Shqipërinë në këto nivele.
Të ndalur tek të dhënat e INSTAT në vitin 2021, ky tregues është vlerësuar 43,9 %, në rritje nga viti në vit.
Kategoritë më të rrezikuara nga varfëria, përjashtimi social apo privimi material, janë familjet me një ose më shumë fëmijë por dhe të moshuarit.
Teksa Shqipëria shënon rritje, shtetet e tjera të rajonit raportojnë vlera rënëse nga viti në vit, ku më pak të rrezikuarit për të qenë të varfër janë serbët.
Sipas Radonshiq ky tregues do të vijojë të rritet nëse emigrimi i lartë i fuqisë punëtore nuk ndalet.
Në vitin 2022, mbi 95.3 milionë njerëz në BE përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social: varfëri, privim i rëndë material dhe social, ose jetesa në një familje me të ardhura shumë të ulëta nga puna./A2
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...