Rastet e fruthit në Evropë janë trefishuar nga viti 2017 deri në 2018-ën, në 82596, numri më i lartë ky i regjistruar në një dekadë. Shifrat i ka publikuar Organizata Botërore e Shëndetit, e cila vë në dukje se pavarësisht se ritmi i vaksinimit është përmirësuar, mbulimi nuk është i mjaftueshëm për të penguar qarkullimin e virusit në shumë vende.
Ukraina raporton numrin më të lartë të rasteve të fruthit gjatë vitit të kaluar, mbi 53 mijë, 10 herë më shumë se në vendit tjetër që e ndjek, Serbinë, ku janë regjistruar 5076 raste.
Ndërsa Shqipëria, sipas shifrave të OBSH-së, renditet e nënta në Evropë me 1466 raste fruthi në 2018-ën. Mbi 90 për qind e rasteve të fruthit në kontinent janë regjistruar në 10 vende, mes të cilave edhe Franca, Italia dhe Greqia.
Fruthi është një sëmundje virale shumë infektuese që mund të çojë edhe në komplikacione serioze të shëndetit, përfshirë infeksionet në mushkëri dhe tru. Në 2018-ën, në Evropë ka patur 72 raste vdekjeje nga fruthi, krahasuar me 42 në 2017-ën.
OBSH thotë se rritja e rasteve të fruthit gjatë 2018-ës vjen në një vit kur vendet evropiane edhe shënuan mbulimin më të madh të regjistruar për dozën e dytë të vaksinimit, 90 për qind. Numri i fëmijëve që kanë marrë dozën e parë po ashtu është rritur në 95 për qind.
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit