Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të hënë ka qenë i pranishëm në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë ku ka theksuar rëndësinë që do të ketë unifikimi i doganës mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që do të ndikojë në një zhvillim ekonomik.
Ndër të tjera, Rama është shprehur se është e rëndësishme që tashmë ne të lehtësojmë sa më shumë procedurat tregtare në mënyrë që institucionet të mos kenë pengesa dhe vonesa të panevojshme në dogane.
Ai ka theksuar se pret që ministria e Brendshme në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut të punojnë së bashku që sezonin tjetër të bëjnë të mundur lehtësimin dhe kalimin pa kontroll të makinave me targa shqiptare dhe maqedonase.
“Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ato që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm pasi më në fund ua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe u japim një shtysë të mëtejshëm jo vetëm shkëmbimeve tregtare por edhe marrëdhënieve në tërësi pa harruar turizmin. Një inpakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluksi i turistëve dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtar të interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri bashkë me shqiptarët e diasporës dhe ato në vend është shumë inkurajues. Natyrisht që zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit dhe e sektorëve të tjerë të prodhimit kërkojnë një qasje komplekse dhe një pjesë e patjetërsueshme është transformimi në kalim të kufijve. Me kryeministrin kemi folur në vijimësi dhe nga e kemi parë se ka shumë pengesa nga inercia e të shkuarës dhe nga paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes.
Një gjë e tillë sjell jo vetëm lehtësi por edhe transparencë, dhe më pak praktika të këqija për praktikat e subjekteve tregtare dhe rritje përgjegjësie për njësitë ligjzbatuese në pikën kufitare. Në këtë pikë kufitare nga fillimi i vetëm kanë lëvizur mbi 770 mijë shtetas dhe procedura e thjeshtuar me një ndalesë është ajo që i nevojitet. Unë3 shpresoj që të dy ministritë e brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel në këtë periudhë piku sezoni dhe më pas në vijim për të bërë kalimin pa kontroll ose me kontroll të rastësishëm për makinat me targa shqiptare apo të Maqedonisë së veriut për të lehtësuar edhe më shumë këtë procedurë”, është shprehur Rama.
Sipas tij të dy vendet janë në rrugët e integrimit ndaj unifikimi i doganave është një vendim që nuk duhet të pritet BE, por të punohet me qëllim uljen e procedurave lëvizëse.
Ndër të tjera ai ka folur për korridorin e Tetë dhe atë blu ku theksin e ka vënë te fakti se të dy këto projekte janë ën zhvillim dhe shpreson që sa më shpejt të vihen në shërbim të qytetarëve duke shmangur sa më shumë torturën dhe peripecitë që ato kanë kaluar deri më tani.
“Ky është një hap i rëndësishëm por qëllimi final është unifikimi i doganave që do të vijë me integrimin e plotë të dy vendeve në Be por ne nuk kemi pse presim këtë për ta avancuar si ide. Ka pasur shumë skeptikë kur ne e filluam këtë proces por ndërkohë rezultatet flasin çdo ditë e më mirë për ta bërë hapësirën mes nesh një hapësirë që bashkëjetohet si në BE pa pritur që të integrohemi në BE.
Korridori i Tetë është një tjetër ëndërr e vjetër që duhet që të realizohet dhe në dy anët e kufirit po punohet për këtë korridor dhe ne jemi duke punuar në dy kantierë dhe po përpiqemi që së shpejti të hapim dy të tjerë. Korridori blu është një tjetër hap i rëndësishëm ku ne po punojmë në disa segmente, si Milot-Balldren, duke vijuar me segmentin Kashar-Lekaj dhe më pas Lekaj-Fier, presim Milot Thumanë, presim që deri në fund të vitit të jetë edhe projekti që lidh Bunën me Balldrenin për të pasur një korridor me standarte të BE që do të lidhë Jugun me Veriun dhe do të mbarojë tortura e të gjithëve”, ka thënë kreu i qeverisë shqiptare./abcnews.al
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...