Deputetët e Partisë Socialdemokrate Aida Dërguti dhe Dardan Molliqaj, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Kosovës, takuan sot Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramos Ruçi, Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Eduard Shalsi, si dhe Kryetaren e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Ermola Felaj.
PSD përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në këto takime janë diskutuar Rezoluta për heqjen e Roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Rezoluta për heqjen e tërësishme të kontrollit për hyrje-dalje e shtetasve te Republikës se Shqipërisë ndërmjet pikave te kalimit kufiatre: Vërmice, Qafë Prush dhe Qafë Morinë, Rezoluta me të cilën kërkohet nga Qeveria e së Kosovës të nisë menjëherë procedurat e nevojshme ligjore për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare për unifikimin e doganave me Republikën e Shqipërisë.
Në takim ata i konsideruan të rëndësishme rezolutat e miratuara dhe shprehën vullnetin e institucioneve të Shqipërisë për jetësimin e tyre.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?