Shqipëria është renditur e dyta nga vendet më të lira ku mund të gjesh një dhomë hoteli. Sipas AirBnb në vendin tonë mund të flesh një natë me 27 paund britanike, ose 4 mijë lekë të reja.
Si vendi më i lirë është renditur Maqedoni, ndjekur nga Shqipëria dhe e treta Moldavia. Në këtë renditje vendi më i shtrenjtë për të fjetur është Islanda, ndjekur nga Suedia. Ajo që të bie në sy është qe vende si Italia, Franca apo Gjermania renditen në mes të këtij klasifikimi.
Kujtojme qe edhe Revista Forbes e renditi Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për 2017-ën. Vendin tonë, revista e njohur e cilëson si më të përballueshmin në të gjitha zonat ku mbërrin dollari, nga Vietnami deri në Las Vegas.
Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdo kush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë personi, thuhet në artikull. Duke vendosur si pamje ilustruese një foto nga Saranda, ai sugjeron pa ngurrim jugun e Shqipërisë dhe rivierën shqiptare për të gjithë udhëtarët e këtij viti. Me plazhe fantastike përgjatë bregdetit të saj, përfshirë portin e Sarandës, Shqipëria u ofron vizitorëve shansin të shijojnë ujërat e Mesdheut për një fraksion të çmimit të zakonshëm, thotë Forbes që përmend gjithashtu zonat e mrekullueshme historike, ku hyrja është ose falas, ose kushton nga 2 deri në 5 dollarë.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...