Tjetër herë me vajzë”. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë synon të sjellë barazi duke përshtatur kështu urimin për trashëgime me djem, zakon i familjeve shqiptare.
Kjo sepse sipas të dhënave të tyre vendi ynë renditet i 11 në botë për ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të gjinisë së bebes.
Ndryshe nga sa ndodhte para viteve 90 sipas Manuela Bellos nga UNFPA aborti selektiv nuk është më një fenomen vetëm i zonave rurale.
Në Shqipëri sipas llogarive të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Popullsinë për një dekadë mungojnë rreth 21,000 vajza nga 0 deri në 19 vjeç. Dukuri kjo që krijon një zinxhir pabarazie gjinore. Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, UNFPA çeli një fushatë sensibilizuese mbi rëndësinë e vajzës në shoqëri dhe fuqizimin e saj.
Atentati me tre viktima në Shkodër, sot protestë nga PD-ja ...
Sot mbahet Konventa e PDK-së në Prishtinë
Moti sot me diell e vranësira
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...