Gjatë një takimi me të rinjtë në Berat zëvendës ambasadori i SHBA në Tiranë Muniz deklaroi se Shqipëria është vend me një të ardhme jashtëzakonisht të shkëlqyer. Muniz u shpreh se Shqipëria është drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetoni si qytetarë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE.
Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë. Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e tyre. Ju jeni udhëheqësit e rinj të këtij vendi. Presim me kënaqësi ditën kur ju të jeni udhëheqësit e Shqipërisë. Ne e dimë se brezi juaj do të jetë më i mirë se brezi i tanishëm në drejtimin e Shqipërisë drejt të ardhmes së saj evropiane” tha ai.
Fjala e plotë e zv/ ambasadorit të SHBA në Berat
“Është kënaqësi të kthehem në Berat. Ky është i dyti ndër shumë takime që do të mbajmë me të rinjtë në qytete anembanë Shqipërisë. Kur më pyetën se ku doja të flisja me të rinjtë, përgjigjja ime e parë ishte: në Berat – i cili është ndoshta qyteti im i preferuar në Shqipëri (por, mos ia thoni njeriu!). Muajin e kaluar, Ambasadori mbajti takimin e parë të kësaj Serie Bisedash me të Rinjtë në Rrëshen. Shumë njerëz na pyetën: “Pse po e bëni këtë?”
Arsyet janë të thjeshta: Shqipëria është vend me një të ardhme jashtëzakonisht të shkëlqyer. Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë. Ju keni shumë më tepër fuqi se sa mendoni.
Prandaj, edhe pse takojmë shpesh politikanë dhe drejtues biznesesh në kryeqytet, e dimë se është po aq e rëndësishme që të lidhemi edhe me ju.
Më kanë bërë kaq shumë përshtypje mundësia dhe burimet e jashtëzakonshme të Shqipërisë – bukuria natyrore dhe gjeografike, fuqia punëtore e arsimuar dhe e aftë, epërsia bujqësore dhe burimet e saj natyrore. Mundësia i këtij vendi është me të vërtetë e madhe.
Mua më pëlqen të udhëtoj nëpër Shqipëri, por ajo që më pëlqen më shumë është të takohem me të rinj si ju. Në fund të fundit, arsyeja pse kam kaq shumë shpresë në të ardhmen e Shqipërisë jeni ju.
Shqipëria është drejt rrugës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetoni si qytetarë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE.
Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë. Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e tyre. Ju jeni udhëheqësit e rinj të këtij vendi.
Por, nuk keni nevojë të prisni që të jeni pjesë e ndryshimit këtu. Nuk keni nevojë të prisni që ndryshimi t’ju jepet nga lart. Ju keni fuqi të jashtëzakonshme në këtë demokraci.
Presim me kënaqësi ditën kur ju të jeni udhëheqësit e Shqipërisë. Ne e dimë se brezi juaj do të jetë më i mirë se brezi i tanishëm në drejtimin e Shqipërisë drejt të ardhmes së saj evropiane”.
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...