Shqipëria do të nxjerrë së shpejti në shitje edhe blloqet e lira të naftës në detin Adriatik dhe Jon. Pjesë e ankandeve të puseve të naftës do të jetë edhe blloku i njohur me emrin Jon 5, në kufi me Korfuzin. Kompania ‘Capricon Albania’ ka përfunduar kontratën e kërkimeve që kishte në këtë zonë naftëmbajtëse me shtetin shqiptar.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se po investohet që Shqipëria të bëjë arkivën dixhital të puseve të naftës, çka do të rritë vlerën e këtyre zonave për investitorët e huaj.
“Kjo vlen që ne të marketojmë më mirë pasuritë tona nesër për investitorë të huaj. Shumë shpejt do të hapim dhe garat për blloqet “off shore”, pra në detin Adriatik dhe Jon. Pasja e këtyre të dhënave elektronike dhe formatimi i tyre në mënyrën e duhur do të bëjë që ne të kemi mundësi të negociojmë kontrata më të mira, por edhe investitorët të njihen me të dhënat historike të të gjithë pasurive”.
Arkiva Teknike Hidrokarbure në Fier do të dixhitalizohet përmes një donacioni me vlerë prej gjysmë milion Paundi që po jep kompania Shell. Historiku i kërkimeve të naftës në Shqipëri daton në 1927-n dhe shumë të dhëna për sasitë e arit të zi që mendohet të kenë blloqet janë konfidenciale. Arkivi deri më sot është në materiale letre, të cilat rrezikojnë degradimin./Klan TV/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...