Në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të japë 1 milionë euro në ndihmë të shtetit që gjendet prej më shumë se dy muajsh nën agresionin rus.
‘Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu.
Jam falënderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’- tha Rama.
Rama ka shtuar se Shqipëria ka qenë ndër shtetet e para që ka hapur dyert ndaj refugjatëve ukrainas.
Në konferencën e donatorëve që u organizua nga Suedia dhe Polonia, të gjitha shtetet kanë dhënë ndihmën e tyre ndaj Ukrainës, ndërkohë që i pranishëm përmes një komunikimi online ishte dhe presidenti ukrainas Zelensky.
“Liria duhet të fitojë dhe kjo konferencë është shumë e rëndësishme për ne. Kemi nevojë për mbështetje financiare. Po ashtu kemi nevojë edhe për armatime, por më pas edhe një mbështetje në aspektin humanitar. Do të jetë një lloj plani Marshall, një plan historik.
Çdo gjë që është shkatërruar nga lufta do të ndërtohet nga e para. Duhen investime të shpejta, por edhe efikase, në mënyrë që të gjithë ata që janë larguar për shkak të luftës, të kenë mundësi të kthehen në shtëpitë e tyre. Kërkohen investime shumë të mëdha.
Ukraina duhet të ecë shpejt në rrugën në anëtarësimin në BE. Ne kërkojmë të përshpejtohen procedurat që Ukraina të bëhet anëtare e BE. Një unifikim do jetë një përgjigje edhe më e ashpër ndaj Rusisë. Ne jemi gati për këtë hap dhe jam i bindur që pjesa më e madhe prej jush e kuptoni këtë”, tha Zelensky.
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë