Nga 1 prilli, shqiptarët do të mund të udhëtojnë pa viza në Ukrainë, ashtu siç do të mund të udhëtojnë edhe ukrainasit në Shqipëri.
Bëhet fjalë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Ukrainës për udhëtim pa viza.
Konsulli i Përgjithshëm i Ukrainës në Mynih, Vadym Kostiuk, në një status në rrjetet sociale ka bërë të ditur se nga 1 prilli hyn në fuqi marrëveshja mes dy vendeve.
“Më 1 prill 2017, hyn në fuqi marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të Ukrainës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për anulimin e ndërsjellë të kërkesave për viza, e nënshkruar në Tiranë më 4 nëntor 2016”, shkruan në Facebook Kostiuk.
Sipas marrëveshjes, shqiptarët mund të hyjnë në Ukrainë me pasaportë dhe kanë të drejtë të qëndrojnë në atë territor për 90 ditë. E njëjta gjë vlen edhe për shtetasit e Ukrainës.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...