Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit në media të raportit të Eurostat për perceptimin e korrupsionit Evropë dhe disa vende të botës.
Sipas raportit, Shqipëria rezulton me perceptimin më të lartë për korrupsionin në rajon dhe Evropë, duke lënë pas vetëm Rusinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta i ka konsideruar gjetjet e raportit si një tjetër rekord i papranueshëm për vendin.
“Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas Eurostat, vetëm Rusinë. Asnjë surprizë!”, ka shkruar Meta.
“Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate”, ka shtuar Presidenti.
Sipas Metës, vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.
“Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!”, ka thënë Meta.
Indeksi i Eurostat bazohet në perceptimin e qytetarëve se sa i korruptuar është sektori i tyre publik, me një rezultat 0, që përfaqëson një nivel shumë të lartë korrupsioni dhe 100 përfaqëson një vlerësim të pastër nga korrupsioni.
Sipas të dhënave, Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë që mbi korrupsionin në sistemin publik. Përgjatë periudhës 2015-2021, Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport me veten.
Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni shkakton dëm financiar duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtësisë të brendshme dhe redukton financat publike. /arbresh.info/
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje