Qeveria e Shqipërisë dhe ekipi i Kombeve të Bashkuara në Tiranë njoftuan të hënën rinovimin e programit të përbashkët të punës për pesë vjetët e ardhshme.
Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe koordinatorja e OKB-së Fiona McCluney firmosën dokumentin e njohur si “Korniza për Zhvillimin e Bashkëpunimit të Vazhdueshëm 2022-2026″.
Kjo kornizë parashikon ofrimin e ndihmës për Shqipërinë në prioritetet kyçe të saj si: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, përmirësimin e shëndetësisë dhe arsimit, me një vlerë prej 282 milionë dollarësh.
Zëvendës kryeministri Ahmetaj bëri të ditur se, marrëveshja në fjalë do të nisë të aplikohet janarin e ardhshëm dhe do të zgjasë deri në vitin 2026.
“Miratimi i agjendës 20-30 shënoi një moment historik për zhvillimin e qëndrueshëm global dhe sigurisht edhe për Shqipërinë, e cila ka lëvizur me shpejtësi për të përshpejtuar zbatimin me rigorozitet të saj në çdo qelizë, me moton ‘të mos lëmë askënd pas’. Kjo moto sot është bërë temë gjithëpërfshirëse për të gjitha përpjekjet tona dhe në reflektim të buxhetit 20-22, që ne si qeveri e kaluam javën e kaluar në Këshill të Ministrave”, tha Ahmetaj.
Fiona McCluney, tha se ky dokument ka për qëllim thellimit e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në fusha konkrete.
“Kuadri i bashkëpunimit ka një sërë qëllimesh, si integrimin evropian. Ai do të mbështesë Shqipërinë për të arritur etapat dhe për të plotësuar hendeqet në këtë proces”, tha McCluney.
Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua gjatë një aktiviteti që shënoi 76-vjetorin e OKB-së, mbajtur në Pallatin e Brigadave në Tiranë./euronews.al/
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë