“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të jenë viktimat e parë të irritimit të Macron nëse ai vazhdon (rrugën e bllokimit), edhe pse dëshira e tyre për bisedimet e pranimit ka mbetur në vend për më shumë se një vit.”
Kështu shkruan agjencia Reuters në një artikull me titull “Franca shfryn aspiratat e zgjerimit të BE-së”.
Franca shqetësohet se zgjerimi do të ngadalësonte vendimmarrjen në BE dhe do të inkurajonte partitë nacionaliste. Vetë presidenti francez është shprehur se prestigji i Europës do të ishte në rrezik nëse blloku do të mbahet vazhdimisht peng i ‘grupeve minoritare’, për vendime të rëndësishme në çështje që fillojnë nga ndryshimet klimaterike deri te emigracioni.
“Jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës varet në zgjerimin e mëtejshëm, ne nuk mund të gjejmë marrëveshje midis 28 shteteve. Unë jam këmbëngulës në faktin se do të refuzoj çdo formë të zgjerimit përpara reformave të thella të mënyrës se si ne funksionojmë institucionalisht”, citon Reuters presidentin francez.
Kjo agjenci thotë se Shqipëria, e perceptuar si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore.
Zgjerimi kërkon unanimitet, thotë Reuters, çka do të thotë se Macron do të ketë fuqinë e vetos.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...