Google ADS

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbajnë mbledhje të përbashkët

17:46 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Mal të Zi, ka deklaruar se në muajin tetor kanë vendosur të organizojmë mbledhjen e përbashkët në Shkodër, për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe cilësisë së jetës shoqërore.

Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Malit të Zi, ka thënë se janë të bindur që inkurajimi i marrëdhënieve në mes malazezëve dhe shqiptarëve është i mirëpritur dhe se shqiptarët e kuptojnë këtë ndjeshmëri.

“Kemi vendosur të organizojmë mbledhjen e përbashkët në Shkodër në muajin tetor për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe cilësisë së jetës shoqërore”, tha ai.

Ai ka shtuar se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, është një arritje historike jo vetëm për këtë shtet por për gjithë rajonin.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme