Shqipëria u rendit e treta sa i përket turizmit për periudhën janar-korrik 2023.
Lidhur me këtë ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë Taulant Balla tha se lajm tjetër shumë i mirë është se certifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë si një destinacion europian me bukuri natyrore.
“Lajmi më i bukur i këtij viti nuk është vetëm shifra 8.3 milionë vizitorë të huaj deri më 30 Shtator, por çertifikimi ndërkombëtar i Shqipërisë sonë si një destinacion europian me bukuri natyrore, mikpritje të pakonkurueshme dhe siguri mbresëlënëse”, shkruan Balla në Facebook, përcjell Arbresh.info
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dje ka bër të ditur se Shqipëria zë vendin e tretë sa i përket turizmit për periudhën janar-korrik 2023.
Rama në një status në Facebook shkruan se kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistët e industrisë sonë të turizmit.
“Ne kemi arritur diçka të pabesueshme. Vendi i 3-të në Barometrin Botëror të Turizmit për janar-korrik 2023, me një rritje spektakolare prej 56% në ardhjet e turistëve. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht profesionistët e industrisë sonë të turizmit. Së bashku kemi vendosur Shqipërinë në hartë si një destinacion që duhet vizituar dhe do ta bëjmë atë çdo vit më të mirë e më të mirë”, shkruan Rama./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...