Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kakavijë, AKU konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën.
Fleta e analizës e paraqitur nga biznesi nuk korrespondonte me të dhënat e shtypura në thasët e miellit të grurit.
Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun shqiptar.
Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi.
Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 27 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë./Telegrafi
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës