Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka konsideruar një hap të madh anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.
Varhelyi u shpreh se ky mekanizë, ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën e shumë vendeve.
“Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë sot anëtare e EUCivPro , sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive. Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën së bashku”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.
Gjatë muaj pas kërkesës për antarësim, KE iu përgjigj pozitivisht Shqipërisë.
Në Tiranë, për firmosjen e marrëveshjes, mbërriti Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lnarcic./arbresh.info/
Sulmohen tre zyrtarë policorë në Prishtinë
Arrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohet se ishin duke shi...
Raporti i Progresit për Shqipërinë, Rama: Raporti me pozitiv...
Pacolli: Dashuria dhe respekti nuk harxhohen sado që dhurohe...
Reali ndihmon me 1 milion euro të prekurit nga vërshimet në ...
Koreja e Veriut: Raketa e re që testuam ishte Hwasong-19