Nikos Kotzias ka përmendur sërish negociatat mes Shqipërisë e Greqisë duke deklaruar përpara gazetarëve se së shpejti do të ketë sërish lajme pozitive, ashtu siç ndodhi mes Maqedonisë e Greqisë.
Ministri i Jashtëm Kotzias është shprehur optimist përpara gazetarëve duke thënë këto fjalë në lidhje me paktin e shumëpërfolur me Shqipërinë
“Muajin e ardhshëm do të kemi zhvillime pozitive edhe më Shqipërinë”.
A do të firmoset pakti mes dy vendeve në korrik? Sipas gjasave po, duke patur parasysh dhe vitizën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Presidencë, atje ku i kërkoi Ilir Metës dhënien e plotfuqishmërisë për të përmbyllu kështu një proces negocimi që ka zgjatur për muaj të tërë.
Kotzias ka folur këtë të dielë, fill pasi u nënshkrua marrëveshjes mes Greqisë e Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit./Gazeta Express
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...