3.2 miliardë lekë të dedikuara për ministrinë e Jashtme për vitin 2024, do të jenë në funksion edhe të hapjes së selive diplomatike në disa shtete, ku përfshihet Ukraina dhe Azerbajxhani.
“Kemi në plan edhe hapjen e dy përfaqësive të reja një në Kiev edhe një në Baku. Vendimet e Këshilit të Ministrave kanë dalë ndërkohë mbeten për tu bërë procedurat praktike të hapjes së tyre por sigurisht këto kërkojnë mbështetje financiare.”
Sulmet kibernetike nga Irani kanë sjellë nevojën për të marrë masa sa i përket komunikimeve të ministrisë me konsulltatat. Për këtë arsye ato do të furnizohen me pajisje elektronike të kohëve të fundit, që të shmanget komunikimi me letra.
“19 përfaqësi, 10 janë plotësuar me laptop të sigurtë. Janë kryer edhe punimetr sipas kërkesave të NATO-s dhe BE për dhomën ku duhet të mbahet laptopi me të cilin kryen informacion i sigurtë.”
Përfaqessuesi i Ministrisë së Jashtme tha se me buxhetin e vitit 2024 do të hapen dhe dy konsulltata në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Ndërsa hapja e ambasadës në Kiev është njoftuar më herët nga qeveria shqiptare. Në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, kryeministri Edi Rama e konfirmoi vendimin pas një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Që nga nisja e luftës, Shqipëria ka qendruar krah Ukrainës, duke dhënë ndihma ushtarake si dhe duke u bërë një zë mbrojtës në arenën ndërkombëtare./tvklan.al
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell