Komisioni Europian po i jep dorën e fundit raportit vlerësues për ecurinë e reformave të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka përcaktuar 2 marsin si datë për diskutimin e tij.
Një burim në Bruksel i tha RTV Ora se projektraporti i cili po qarkullon mes vendeve anëtare nuk pritet ndonjë ndryshim të madh nga vlerësimi që Komisioni ka bërë tetorin e kaluar me fokus kryesor mbështetjen e reformës në drejtësi dhe nxitje për përfundimin në kohë të reformës zgjedhore.
Gjetjet e këtij raporti nuk do të bëhen publike, por do të përdoren nga udhëheqësit e vendeve anëtare për të vendosur për fatin e negociatave.
Më herët, më 25 shkurt ministrat e Çështjeve Europiane do të diskutojnë mbi metodologjinë e re të zgjerimit të cilën Komisioni e paraqiti zyrtarisht më 5 shkurt.
Deri më tani publikisht Komisioni ka mbajtur vetëm një linjë vlerësimin pozitiv ndaj të dy vendeve dhe u ka bërë thirrje vendeve anëtare të ndihmojnë për rivendosjen e besueshmërisë së bllokut në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Si presidentja e Komisionit Ursula Von Der Leyen ashtu edhe Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varheily kanë theksuar se tani është radha e Bashkimit Europian për të mbajtur premtimin duke filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.
Pas vetos së Francës dhe skepticizmit të vendeve të tjera si Holanda apo Danimarka, Këshilli i BE-së nuk ra dakord për fillimin e bisedimeve të pranimit me të dy vendet.
Ndërsa tani që Komisioni plotësoi kërkesën e Francës për rishikimin e mënyrës së pranimit të vendeve kandidate, presidenti Macron tha se do ta heqë veton nëse raporti i Komisionit për të dy vendet është pozitiv.
Macron gjithashtu ka kërkuar që si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen njëkohësisht.
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...