Shqipëria 15 vite në NATO/ Ambasada amerikane: Krenarë të punojmë bashkë për përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë

13:12 | 3 Prill 2024
E.K

Ambasada amerikane në Tiranë uron Shqipërinë në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO duke e vlerësuar si ‘një aleate dhe partnere të besueshme”.

Përmes një psotimi në rrjetin social X, ambasada shkruan se SHBA është krenare që punon së bashku me Shqipërinë në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë.

Më tej thekson se NATO promovon vlerat demokratike dhe është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

“Teksa Shqipëria shënon 15 vite si aleate në NATO këtë javë, jemi krenarë të punojmë së bashku në përpjekjet rajonale dhe globale të sigurisë. NATO është kontribuese aktive dhe kryesore për paqen dhe sigurinë në botë. Një nga detyrat kryesore të NATO-s është parandalimi dhe menaxhimi i krizave të sigurisë, i cili mund të vijë në formën e misioneve të NATO-s. NATO çon përpara vlerat demokratike dhe është e përkushtuar për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Megjithatë, nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, NATO ka kapacitetin ushtarak për të ndërmarrë operacione parandaluese dhe menaxhuese të krizave e vetme ose në bashkëpunim me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare”, thuhet në postin e ambasadës. /abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme