Tensione në seancën plenare të Kuvendit në Shqipëri. Ndërsa deputetja socialiste Evis Kushi po mbante fjalën në Parlament, deputetët demokratë janë rreshtuar para foltores duke kërkuar lejimin e hyrjes në Kuvend të deputetëve opozitarë, të cilët janë lënë jashtë sallës.
Në fjalën e tij, deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi mbledhjen urgjente të Byrosë së Kuvendit dhe rikthimin e Parlamentit në normalitet.
“Ktheni parlamentin në normalitet. E kuptoj arsyen pse e bëni. Doni të krijoni konflikt artificial. Jua tha progres raporti, keni përfituar në amnistinë penale dhe listat e mbyllura. Nëse nuk po përgatisni pazarin e radhës, ndërprit seancën, thirr Byronë dhe hiq ndëshkimin disproporcional që I ke bërë deputetëve. Kjo është kërkesa që unë kam sot. Merrni masa tani për të rikthyer parlamentin në normaliteti. Autorët kryesor jeni ju”, deklaroi Alibeaj.
Nga ana e saj, kryeparlamentarja Elisa Spiropali u shpreh se mazhoranca është kurdoherë e gatshme të ulet në bisedime me opozitën, përsa kohë kjo e fundit nuk djeg karriget e Parlamentit.
“Ne kemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget që na kanë ulur qytetarët, jo për ato që digjni. Për të mos i hyrë problemeve tuaja të brendshme, jemi të gatshëm të ulemi në tryeza dhe në byro dhe në konferencën e kryetarëve, që deputetët e opozitës të gjejnë mënyrë dinjitoze për t’u kthyer në Kuvend., S’mund të vijojmë në mënyrë ciklike”, u shpreh Spiropali./rtsh
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’