Emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme do të miratohen të hënën e javës së ardhshme.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se po këtë ditë, do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë e kësaj strukture të njohur ndryshe si SPAK.
Prokurorët e përzgjedhur janë:
–Altin Dumani,
-Arben Kraja,
-Behar Dibra,
-Edvin Kondilli,
-Elida Celami(Kaçkini),
-Ened Nakuçi,
-Enkeleda Millonai,
-Klodian Braho
Në mbledhjen e së hënës, do të caktohet përkohësisht edhe prokurorja pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.
Mbledhja është caktuar të zhvillohet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ku do të jenë të pranishëm Përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vëzhgues tё tjerё tё akredituar. Prokuroria e Posaçme synon luftimin e korrupsionit në rangjet e larta të pushtetit. /abcnews.al
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...