Kjo fundjavë ka nisur me rregulla të reja sa i përket liri-daljes. Pensionistët do të lejohen të dalin sot dhe nesër deri në orën 10:00, ndërkohë q ënjë javë më parë u lejohej të dilnin vetëm të shtunën.
Ndërkohë, që pensionistët të jenë kthyer në shtëpi, nga ora 11:00 deri në 17:30 sot dhe nesër do të lejohet që të dalin prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Kështu këtë herë do të jenë edhe burrat që do të dalin, pasi javët e kaluara lejoheshin të dilnin vetëm të dielën nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.
Mirëpo, sot dhe nesër nuk do të lejohen të qarkullojnë automjetet private.
Po ashtu një pjesë e bizneseve do të qëndrojnë të hapura. Bëhet fjalë për ushqimoret dhe farmacitë, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 17.30. Ndërsa e diela do të jetë e mbyllur. /abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...