Kryesocialisti Edi Rama, kryetari Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla për më shumë se 4 orë u takuan me drejtuesit politikë të 12 qarqeve për të marrë mendimet e tyre për kandidatët socialistë në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu nga selia e PS raportoi në edicionin qendror të lajmeve se cilat janë disa prej bashkive të “nxehta” për të cilat PS duket se do t’i shpallë kandidatët në minutën e fundit.
Vangjush Dako, drejtues politik i Qarkut Durrës ka lënë mbi tavolinën e Ramës tre emra, që të treja gra si pasuese të tij. Ato janë deputja Klodiana Spahiu dhe kolegia e saj Milva Ekonomi, për të cilën burime nga PS thonë se probabiliteti i kandidimit është i lartë nëse ajo e ka pranuar propozimin. Si alternativë kandidimi për Durrësin socialistët kanë edhe Valbona Sakon, drejtoreshën aktuale të Tatimeve në këtë qytet.
Edhe Shijaku ka shfaqur probleme në gjendjen e një personi të përshtatshëm për socialistët në gjetjen e një kandidati fitues.
Socialistët janë në mëdyshje për të vendosur se kush do t’i përfaqësojë ata për Vorën që qeveriset nga të djathtët. Atyre do t’u duhet të zgjedhin mes Sadi Vorpsit dhe Agim Kajmakut.
Vështirësi në gjetjen e një kandati bindës socialistët kanë edhe për Dibrën, bashki në të cilët ditët e fundit po qarkullon emri deputetes të PDIU, Reme Lala për një kandidim të mundshëm si e pavarur. Deputetja Reme Lala, e kontaktuar nga Top Channel, e hodhi poshtë në mënyrë kategorike kandidimin.
Socialistët po mendohen mirë nëse do të kandidojnë për Bashkinë Dibër, Dionis Imerajn.
Për Bashkinë e Laçit kandidatura e Majlinda Carës mbetet më e preferuara për bazën lokale të PS, por fjalën e fundit pritet ta thotë kupola e partisë në Tiranë.
Gara për Sarandën, një bashki që ka patur shumë diskutime, socialistët do t’ia besojnë mjekut Adrian Gurma, nënprefekt i Sarandës, i dhjeti në listën e deputetëve të PS-së në Qarkun Vlorë.
Socialistët kanë marrë PO-në e mjekut të njohur gjinekolog Arben Rrugia për të kandiduar nën siglën e tyre në Kavajë.
Lushnja mbetet një tjetër bashki e “nxehtë” për të cilën PS ka 7 emra si kandidatë potencialë.
Ethet e kandidimit për kandidatët aspirantë në këto bashki do të mund të mbarojnë paraditen e të shtunës kur mblidhet Kryesia e PS e cila do të thotë fjalën e fundit për listën garuese në 61 bashki.
Ndërkohë, nuk pritet asnjë surprizë me Tiranën, ku Erjon Veliaj do të kandidojë për një mandat të dytë bashkë me Dritan Lelin në Vlorë, Sotiraq Filon në Korçë dhe Armando Subashin në Fier.
Vetë kryeminisri Edi Rama në takimet e fundit indirekt ka konfirmuar kandidaturat e Gledian Lllatjas në Elbasan, Ervin Demos në Berat, Valdrin Pjetrit në Shkodër, Safet Gjicit në Kukës, Pjerin Ndreut në Lezhë, Ilir Xhakollit në Pogradec, Ndrec Dedës në Mirditë dhe atë të Ragip Sulit në Kamëz etj./tch/
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...