Siguria ushqimore është një nga problemet që ende nuk ka gjetur zgjidhje në vendin tonë. Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka zbuluar një rast skandaloz, atë të falsifikimit të vajit të ullirit.
Me anë të provave, “Stop” denoncon përzierjen që i bëhet vajit të ullirit me atë të lulediellit. Përmes kamerës së fshehtë, një person i infiltruar i emisionit ka bërë porosi në firmën “Qeparoi”, duke kërkuar vaj me përzierje.
Pronari i firmës thotë se çdo gjë mund të bëhet sipas dëshirës. Agjenti i infiltruar porositi përzierje 25% vaj ulliri me 75% vaj luledielli apo misri. Pasi bën llogaritë, pronari thotë se kërkon 3 mijë Lekë për litër dhe të dy bien dakord.
Pronari i Fabrikës- Si je? Si dukesh?
Pronari i Fabrikës- Hajde!
Qytetari- Masakrohet biznesi i madh dhe biznesin e vogël.
Qytetari- Unë jam nga fshati, unë jam nga një fshat aty. Maliq rri më shumë unë.
Pronari i Fabrikës- Ty XXX, të ka sjellë?
Qytetari- Po!
Qytetari- Tashi, dëgjo mua! Unë desha ca vaj, e ke parasysh, se Qeparoi është i shtrenjtë!
Pronari i Fabrikës- E do të hapur ti?
Qytetari- Unë dua të hapur si me leverdi, si me ashtu, me kosto për shëmbull!
Pronari i Fabrikës– Me sa përqind përzierje e do?
Qytetari- Me.., me kosto, me kosto!
Pronari i Fabrikës- Me sa përqind përzierje e do ti?
Qytetari- Po me sa, e kupton ti, që ti hedhësh ti, t’i bësh përzierje, ça do ti bësh, po puna është, që t’i bësh të ketë edhe atë aromën.
Pronari i Fabrikës– Po pra, po! Me sa përqind përzierje e do?
Qytetari- Po hë, me sa mund ta bësh ti?
Pronari i Fabrikës- O, Bona!
Qytetari- Të fundit mua, që mban, të fundit!
Pronari i Fabrikës- Hajd këtu njëherë! (Flet me Bonën) Ma jep içik atë makinën llogaritëse!
Pronari i Fabrikës– Me XXX po flas, e njeh XXX? XXX të ka dërguar, hë?
Qytetari- Mua më ka thënë një shoku i atij.
Pronari i Fabrikës- Kush shoku i tij?
Qytetari- Që e njef XXX.
Pronari i Fabrikës- Që e njef XXX?
Qytetari- Mua më ka dërguar një XXX,XXX.
Pronari i Fabrikës- (flet në tel) XXX e ka dërguar, oooh ai i biznesit, eh…
Pronari i Fabrikës- Ah, XXX mo, XXX.
Pronari i Fabrikës- (flet në tel) Eh mirë, hajt! Mirë hajt!
Pronari i Fabrikës– Hajde këtu!
Pronari i Fabrikës- Me sa përqind e do? E do me 50 përqind? Me 60 përqind?
Qytetari- Po me 50 është shumë ajo, un po them si, sa, që të mbaj, të ketë atë, që edhe të jetë…
Pronari i Fabrikës- 20 përqind! 20 përqind e do?
Qytetari- Vëre me 25 përqind!
Pronari i Fabrikës- 25 mirë! 0.25 shumëzim për 5800, që është kostoja, unë e shes me 6 mijë, po 5800 sa është kostoja. 145
Pronari i Fabrikës- Mua më bie 3 mijë Lekë litri!
Qytetari- 3 mijë Lekë litri?
Pronari i Fabrikës- T…. lekë pa asnjë presje, pa asnjë kshu.
Qytetari- Për sa mund të m’i bësh mua këtë cilësi?
Pronari i Fabrikës– Po qysh nesër, re!
Qytetari- Ok, ok!
Pronari i Fabrikës- Ok!
Qytetari- Në rregull! Gjithsesi do flasim në telefon!
Pronari i Fabrikës- Ok!
Qytetari– Hajt mirupafshim!
Pas disa ditësh, personi i infiltruar i “Stop” shkon sërish në fabrikën në fjalë dhe takohet me pronarin për ta pyetur për porosinë. Ky i fundit i thotë të ulet në kafe dhe të presë deri sa të jetë gati.
Qytetari- Nipçe, do rrish këtu ti, apo do vish brenda?
Bashkëpunëtori- Hajde, se është vapë!
Qytetari- Hajde, se është vapë!
Qytetari- Uh, njatjeta! C’kemi?
Pronari i Fabrikës- ǒkemi?
Qytetari- Si dukesh?
Pronari i Fabrikës- Si dukesh? Qysh je?
Qytetari- Si ia kalon? Nipçja ky!
Qytetari- ǒkemi, o?
Pronari i Fabrikës– Mirë!
Qytetari- Si dukesh?
Pronari i Fabrikës– Mirë!
Qytetari- Si ia kalon? ǒthotë puna?
Pronari i Fabrikës– Mirë!
Qytetari- Më mban mend, që erdha atëherë, biseduam?
Pronari i Fabrikës– Po!
Qytetari- Tashi, si t’ia bëjmë për atë? Të marr unë noi 20 litra? O ta marr të hapur, o ma mbush me bidona edhe pastaj të flasim prapë!
Pronari i Fabrikës- Me ç’a përqindje e do pra?
Qytetari– Po të thashë unë, e bëmë muhabetin me 25 përqind.
Pronari i Fabrikës– 25 përqind!
Qytetari- Eh, po të kesh të gatshme, që të kam thënë, mirë! Po s’ke, dalim pimë një kafe, sa ta bësh gati.
Pronari i Fabrikës– Dil pi kafe! Sa litra do?
Qytetari- Sa bidona kemi?
Pronari i Fabrikës– Të hapur e do?
Qytetari – 20 bëje të hapur!
Pronari i Fabrikës- Çmimin ta thashë!
Qytetari- Me 3 mijë the?
Qytetari- Ok! Po dalim, të pimë një kafe ne.
Pronari i Fabrikës- Do faturë?
Qytetari- Jo! C’e duam faturën? Po tashi, dëgjo mua, që të ashtu, se unë do marr këtë, do ta provoj atje, do shikoj, si do më eci.
Tani është momenti i provës. Pronari i fabrikës e provon personalisht për të dhënë “garancinë” se produkti ka dalë sipas pritshmërive. Madje, duke e shijuar direkt nga bidoni, ai arrin të “përcaktojë” ekzaktësisht edhe përqindjen e vajit të përzier. Edhe pse porosia u dha për 25% vaj ulliri, pronari thotë se e ka bërë me 20% vaj ulliri, duke shkelur marrëveshjen verbale mes “blerësit” (të infiltruarit të Stop) dhe shitësit (pronari i fabrikës).
Qytetari- E kanë bërë mirë?
Pronari i Fabrikës– E ke 20 përqind, domethënë e ke 22-23 përqind brenda, se i hodha më tepër.
Gazetari- Megjithatë unë të thashë me 25, ok ti i ke hedhur.
Pronari i Fabrikës- Me 20 përqind thashë.
Gazetari- Ti the 20 un thashë bëmë 25 që të kisha.
Pronari i Fabrikës- 20!
Qytetari- Ky, me sa përqind është ky?
Pronari i Fabrikës- 20 e ke!
Qytetari- 20 ok!
Qytetari- Edhe për të mbushur edhe me bidona ca bidona, 1 kilësh.
Pronari i Fabrikës- 1 kilësh i do?
Qytetari- Eh, pak do marr.
Pronari i Fabrikës- Me etiketë?
Qytetari- Pak do marr me etiketë eh, po mund të marr më shumë, do marr rifuxho.
Pronari i Fabrikës- Nuk të jap dot. Vetëm nga ai i sallatës të jap me etiketë, e kam me 35 përqind etiketën, vaj sallate 4 litërshe 35 përqind.
Qytetari- Gjithsesi, un do të marr në telefon, po ke të gatshëm, un do të them bëj kaq kshu, kaq kshu ta lë porosinë.
Pronari i Fabrikës- Vaj kam unë, mo burrë, i kam çisternat plot.
Qytetari- Në treg, po lëviz. Vij këtej, vij këtej nga Tirana.
Qytetari- Po sa the, 70?
Pronari i Fabrikës- S’ke një 200 lekësh ti?
Qytetari- S’kam!
Pronari i Fabrikës- Një 2 mijë lekësh!
Qytetari- S’kam!
Bashkëpunëtori- Një sekondë, të shikoj unë!
Qytetari- Ke një 2 mijë lekësh ti?
Pronari i Fabrikës- Hajt për hajër, ishalla! Po nuk të eci, bjema mbrapsht, të të jap lekët!
Emisioni “Stop” e bleu vajin që kishte porositur me përzierje. Më pas, shishen me vajin që përmban vetëm 20% vaj ulliri, e dërgoi për analiza në një laborator të specializuar këtu në Tiranë. Rezultatet e analizave i lexoi dhe interpretoi profesori i Shkencave të Natyrës, Dritan Topi. Ai thotë se këto analiza tregojnë që përqindja më e madhe e këtij vaji është vaj luledielli ose vaj misri. Sipas tij, ekziston mundësia që të jetë vaj luledielli për shkak se është më i lirë.
Ai shtoi se sasia e vajit të lulediellit është prezente në masën 90%, sipas analizave që “Stop” i vendosi në dispozicion. Pra vetëm 10 % mund të jetë vaj ulliri ose esencë kimike që e imiton atë. Rastin konkret të përzierjes së vajit, Profesor Topi e konsideron një falsifikim banal.
Profesor Doktor Dritan Topi: “Duhet të kemi parasysh se vajrat bimorë në bazë të origjinës së tyre kanë profile të acideve yndyrore shumë të ndryshme. Pra vetëm profilet e acideve yndyrore e kategorizojnë atë vaj ulliri dhe nuk lenë vend për dyshime. Konstatohet që në të gjitha kategoritë, pra në 8 kategoritë e vaj ulliri pavarësisht cilësia ekstra apo cilësia më e ulët, gjithmonë acidi miristik duhet të jetë nën 0.03. Ne e kemi 0.09. Që këtu nuk klasifikohet vaj ulliri. Në vijim, vlerat e referuara për praninë e acidi oleik në vajin e ullirit duhet të jenë nga 55% në 83% për t’u klasifikuar vaj ulliri. Konstatojmë që vlera këtu nga fletë-analiza është 36.399. Kjo vlerë nuk bie në këtë interval Do të thotë që ka dyshim për origjinën e produktit. Kjo vlerë përputhet me vajra bimorë të ndryshme, vaj luledielli, vaj misri etj. Konstatojmë se bie në kategorinë vaj luledielli ose vaj misri.
Në qoftë se mund të falsifikohet një produkt i cili ka një çmim të lartë siç është vaji i ullirit, me çfarë do ta falsifikoje? Me një produkt me çmim të ulët apo me një produkt me çmim mesatar? Vaji i lulediellit është vaji me çmimin më të ulët në treg. Vaji i misrit është me çmim më të lartë. Kështu që logjika na çon që kjo duhet të jetë një përzierje me vajin e lulediellit. Megjithatë, kështu si po shikojmë rezultatet, na del që këtu janë nga ato falsifikimet banale sepse përzihet vaj luledielli me vaj ulliri“. /tvklan.al
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...