Shkon në 84 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm, në Bulqizë. Burime për Rtv Ora bënë me dije se 54 prej tyre janë të moshave të rritura dhe 24 janë fëmijë.
Ditën e djeshme të paktën 30 persona përfunduan në spital. Ata u paraqitën në spital me marrje mendsh dhe të vjella, raporton oranews.
Banorët e lagjes së “Qytetit të Vjetër” janë lajmëruar të mos konsumojnë ujë nga çezma. Mostrat e ujit të pijshëm janë dërguar për analiza në Tiranë dhe duhen 48 orë për të marrë përgjigjet.
Një banor tha se prej tre ditësh uji nuk është i pijshëm, nuk konsumohet, se ka shije të keqe. “Fëmijët i kemi dërguar në spitale por nuk dimë sesi do shkojë kjo punë”, tha ai./21Media.
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...
Miratohet me 75 vota pro në Kuvend buxheti i Shqipërisë për ...
Taksa mbi asetet e trashëguara bujqësore/ Fermerët në Britan...