Google ADS

Shqipëri, shkon në 12 numri i të prekurve nga koronavirusi

11:58 | 11 Mars 2020
L G

Shkon në 12 numri i personave të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Lajmi është konfrimuar nga zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila është shprehur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 43 testime të reja ndërkohë që vetëm dy prej tyre kanë rezultuar që janë të prekur me virusi CoVid-19. Rakacolli ka shpjeguar se njëri prej të prekurve është nga rasti i parë ndërsa një i moshuar i moshës 79-vjeçare është infektuar në Itali pasi kishte qenë në Bergamo.

“Janë kryer 43 testime të reja, kanë rezultuar pozitive vetëm 2 raste. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë, tjetri një i moshuar në Lushnje që ka udhëtuar nga Bergamo. Një i moshuar në Lushnjë 79-vjeç me histori udhëtimi në Bergamo dhe është rikthyer në Shqipëri. Në total janë vlerësuar 157 njerëz. Deri tani vetëm 12 janë pozitiv nga koronavirusi. 9 kanë lidhje me të parin ndërsa tre janë raste të tjera. Tre prej të prekurve janë në QSUT pa probleme të veçanta.  Një në Lushnje dhe 7 në vetizolim. 104 persona kontakte me personat që janë më COVID janë në vetkarantinim. Po vazhdojmë të gjurmojmë rastet.” tha zëvendës ministrja Rakacolli.

Ndër të tjera Rakacolli ka shpjeguar se 8 të prekur në vendin tonë që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit janë infektuar nga rasti ‘zero’. Ndërkohë për sa i përket zonjës së moshuar në Durrës që është prekur nga koronavirusi ajo zv.ministrja e Shëndetësisë është shprehur se ndodhet në terapi intensive nga mjekët.

Për sa u përket udhëtarëve që po vijnë me autobus dhe me traget nga Italia, Rakacolli është shprehur se të gjithë ata do tu nënshtrohen testeve për koronavirusi dhe do të kenë një vetkarantimin të detyrueshëm. Ndërsa nëse ata do të shfaqin simptoma të ngjashme me koronavirusin do të duhet të shkojnë menjëherë në spital.

“Të gjithë udhëtarët do të plotësojnë skedën në kufij. Numrin e kontaktit dhe vendbanimin ata do të kenë vetkarantim të detyrueshëm. Nëse shfaqin sëmundje ata do të paraqiten në spital.” tha Rakacolli.

Ja njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Identifikohen edhe dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, njëri prej të cilëve ka lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar, ndërsa një rast i ri është konfirmuar në Lushnje. Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, në komunikimin e përditshëm me mediat ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja.

“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste pozitive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me rastin e parë të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje, me histori udhetimi me Italine. Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifkuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës” tha Rakacolli.

Duke folur për gjendjen e tyre shëndetësore, Rakacolli deklaroi se 4 persona janë të shtruar në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në Spitalin Infektiv të Tiranës dhe një në terapi intensive në Durrës, ndërsa 7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID19 janë në vetëkarantinim.

Zv/Ministrja Rakacolli vuri theksin se institucionet dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë me përpikmëri masat e bëra publike urdhrat e firmosur nga ministrja Manastirliu.

Urdhri i ri i firmos nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19:

  1. Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të
  2. Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
  3. Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi

2- Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

  1. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
  2. Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
  3. Procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3- Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5- Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimti dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi./ Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme