Në Shqipëri afër 270 të dënuar, të dyshuar apo të shpallur fajtorë si pjestarë të grupeve kriminale, pritet t’i nënshtrohen së shpejti një regjimi special që do t’i mbajë ata të izoluar duke shmangur mundësinë e komunikimeve me jashtë.
Masat speciale të cilat hyjnë zyrtarisht në fuqi nesër, ishin pjesë e diskutimeve në një konferencë të posaçme të organizuar nga ministria e Drejtësisë me Prokurorinë Antimafia të Italisë, e cila do të ofrojë ndihmë për zbatimin e tyre. Rregjimi special, i përfshirë në ndryshimet e Kodit Penal, është bazuar pikërisht në modelin italian dhe parashikon që të dënuarit të mbahen në izolim dhe nën mbikqyrje të posaçme për një periudhë të caktuar kohe.
Drejtuesi i antimafias italiane Federico Cafiero de Raho, shpjegoi se një masë e tillë “çon në dobësimin e organizatave kriminale, ndërsa shërben dhe si sinjal ndryshimi për qytetarët, për t’u dhënë dhe atyre më shumë besim te institucionet”.
Zoti De Raho theksoi se “ndalimi i kontaktet të krerëve të organizatave kriminale me njerëzit e tyre jashtë burgut dhe ndjekja e gjurmëve të parave, janë formula më efikase për të luftuar kriminalitetin. Që të dyja këto masa janë thelbësore për Shqipërinë”, tha ai, ndërsa shpjegoi se grupet shqiptare janë specializuar në trafikun e drogës, duke siguruar sasi të mëdha parashë që sipas të gjitha studimeve theksoi ai, riinvestohen kryesisht në vendet e origjinës.
Edhe për ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian në TIranë, Luigi Soreca “pa një veprim efikas për parandalimin e pasurive të paligjshme, rreziku që ekonomia e vendit të preket, është shumë e madhe. Për këtë arsye ndërmarrja e masave parandaluese është thelbësore”. Zoti Soreca theksoi se “rezultatet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë një përparësi kyçe për vendimin e qershorit lidhur me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian”. Ai vlerësoi konfiksimet e pasurive të paligjshme të kohëve të fundit, apo dhe operacionet e policisë që “kanë çuar në arrestime të rëndësishme”, duke nënvizuar se “është moment që këto arritje të konsolidohen me vendime dhe dënime që do të përbënin gjurmë të qarta e të qëndrueshme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”./VoA/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...