Google ADS

Shqipëri, riatdhesohen 131 persona nga Frankfurti

19:55 | 25 Prill 2020
Arbresh.info

Kanë vijuar edhe këtë javë fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve që janë bllokuar në vendet e ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve.

Sot pasdite në aeroportin e Rinasit ka mbërritur një avion nga Frankfurti.

Ora News raporton se janë 131 pasagjerë të të gjitha moshave dhe një shtetas është i huaj.

Po ashtu në aeroportin ‘Nënë Tereza’ janë vënë në dispozicion të të riatdhesuarve edhe 4 autobusë, të cilët do ti transportojnë ata në hotelet ku do të karantinohen.

Po ashtu mësohet se riatdhesimet do të vazhdojnë edhe në fundjave.  Nesër do të ketë një fluturim nga Brukseli dhe pasnesër nga Vjena.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme