Qeveritë zvicerane ka akorduar një grant prej 1.3 milionë euro për rehabilitimin e shtëpive.
Në një marrëveshje qeverinë shqiptare granti do të shkojë në dobi të rehabilitimit të shtëpive për familjet e dëmtuara nga tërmeti në Shijak dhe Kurbin.
Marrëveshja u miratuan në prani të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe Ambasadorit zviceran Adrian Maître.
“Zvicra qëndron përkrah Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Qeveria zvicerane u zotua për mbi 10 milion franga zvicerane – mbi 9 milionë Euro – për të ndihmuar përpjekjet e Shqipërisë për rindërtim. Si pjesë e këtij zotimi, marrëveshja e sotme do të bëjë të mundur rehabilitimin dhe përmirësimin e kushteve të banimit për rreth 560 familje. Në fund të këtij projekti, unë shpresoj që jetët e shumë njerëzve të jenë kthyer në normalitet, dhe madje të jenë përmirësuar!”, – tha Ambasadori zviceran Adrian Maître gjatë nënshkrimit.
“Më lejoni të shpreh në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme që Qeveria e Zvicrës i dha vendit tonë menjëherë pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të shkuar. Falënderoj Ambasadorin, qeverinë e tij dhe popullin zviceran që edhe sërish u gjendën pranë nesh, popullit shqiptar dhe familjeve të prekura nga tërmeti, me këtë kontribut bujar që shkon mbi 9 milion Euro dhe me pjesën e parë prej 1.3 milion Euro”, – tha Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Paratë do të përdoren nga familjet drejtpërdrejt për të kryer punime rinovuese me ndërmjetësimin e Ministrit të Shtetit për Rindërtim dhe administratës së bashkive.
Nën mbikëqyrjen e Ambasadës së Zvicrës dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtim, projekti është planifikuar të përfundojë brenda gjashtë muajve, në fund të Dhjetorit 2020.
Rreth 560 familje do të përfitojnë përmes rinovimit të shtëpive të dëmtuara.
Ndërkohë, Zvicra u zotua të japë mbi 9 milion Euro për veprime mbështetëse specifike gjatë konferencë së donatorëve në 17 Shkurt 2020 ku u diskutua asistenca ndërkombëtare për Shqipërinë pas tërmetit.
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...