Nuk duket i afërt zbatimi i aktit normativ miratuar nga qeveria në gusht për të rregulluar raportin mes punës së mjekëve në spitalet publik dhe ato private.
Ministria e Shëndetësisë po përgatit akte nënligjore të cilat do ti shpërndahen spitaleve për të vijuar me aplikimin e tyre.
“Jemi në proces të hartimit të akteve nënligjore të përcaktuara nga ky akt normativ, në mënyrë që të kemi urdhra, udhëzime apo vendimet tona të cilat do të jenë pastaj të zbatueshme për institucionet që i referohet ky akt normativ. Sapo ne të nxjerrim dhe aktet nënligjore të cilat do të rregullojnë, edhe sesi do të procedohet më tej, kur të bëhet transparent dhe regjistri elektronik kombëtar, kur te kemi mundësi dhe titullaret të orientohen si do të rregullohet punësim patjetër që do të fillojë aplikueshmëria. Brenda vitit? Ne jemi duke punuar të dalin sa më shpejt.”
Në vendin tonë funksionojnë 823 klinika dhe spitale privat ku ofrojnë shërbim shumica e mjekëve të punësuar dhe në publik. Situata aktuale sipas ministrisë ka krijuar konflikt interesi dhe ka ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimit shëndetësor publik.
Arsye që u propozuan ndërhyrjet ligjore që parashikojnë që një mjek i cili shërben në shtet duhet punojë jo më shumë se 30% të orëve në privat. Ndërsa shefat e shërbimeve duhet të zgjedhin mes drejtimit në publik apo privat.
Bluzat e bardha përmes Udhërit të Mjekut kanë kundërshtuar aktin që ashpërson masat ndaj tyre dhe kanë paralajmëruar ankimimin në Gjykatën Kushtetues, por zëvendësministrja e Shëndetësisë thotë se qëllimi I aktit normativ është balancimi i interesave të mjekëve dhe qytetarëve.
“Nuk ndalon të punojë në privat, por te rrisë nivelin në publik, të mos cenojë as cilësinë dhe as orarin dhe kjo eshte detyre primare e mjekut. Nuk besoj se ka mjek qe kundërshton të japi këtë ndihmë. Mjekët janë informuar dhe do të vijojnë të informohen dhe më mire. Nga ana tjetër është edhe ministrisë dhënia e shërbimit ndaj qytetarëve kjo bëhet për të rritur cilësinë e shërbimit.”
Për të punuar në sistemin shëndetësor privat mjekët që ofrojnë shërbim në publik duhet të marrin leje nga drejtuesi I spitalit ku janë të punësuar. Ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të mësojnë oraret e tyre në një regjistër elektronik online. Për ata mjekë shkelin ligjin parashikohen ndëshkime nga gjoba e deri tek heqja e licensës./abcnews.al
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi: Kosovës ia rriti dy djem...
IFFHS zgjedh 11-shen më të mirë të vitit 2024
Të shtëna me armë zjarri në Reçak të Shtimës, policia jep de...
Aktakuza e re kundër Nagip Krasniqit, reagon Azemi: Dëmi nuk...
Arne Slot me një rekord fantastik gjatë vitit 2024
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...