Policia e Sarandës arrestoi 4 zyrtarë të Kadastrës së Sarandës ndërsa shpalli në kërkim një zyrtarë tjetër. Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi dhanë në mënyrë të kundërligjshme çertifikata pronësie në zonat bregdetare.
Sipas Policisë, ish-drejtori Andri Dhima, përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, Vasil Lango dhe dy hartografët Sajmir Braho dhe Erliton Ymeri, u arrestuan të enjten në qytetin bregdetar, ndërsa u shpall në kërkim shtetasja Kozeta Statha ish-drejtoreshë e Kadastrës.
Sipas policisë “këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me çertifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit”.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli pak kohë më parë edhe për dy raste të tjera të abuzimit në Kadastrën e Sarandës ku ishin legalizuar objekte kundër vendimit të gjykatës. Ministri Manja tha se ishin kallëzuar në Prokurori disa ish drejtues dhe zyrtarë të Agjensisë së legalizimeve në Sarandë.
Pak ditë më parë, Policia e Sarandës arrestoi edhe drejtuesen e Inspektoriati vendor të Ndërtimit, Romina Pulaj, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, për lejimin e ndërtimit të një pallati pa leje në qytetin bregdetar.
Zonat turistike në bredgetin jugor kanë një interes të lartë ekonomik dhe drejtoritë e kadastrave në Vlorë dhe Sarandë kanë qenë në qendër të hetimeve për abuzime të zyrtarëve me pronat dhe trojet e ndërtimit./VoA/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...