Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka kthyer për rishikim ligjin për Kadastrën, i cilësuar nga qeveria e Edi Rames si ligji që do t’i jepte fund problemit të pronës dhe legalizimit duke shkrirë zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Por duket se ky projekt do të shtyhet në kohë pasi Presidenti Meta ka dekretuar kthimin mbrapsht në Parlament të ligjit duke renditur edhe 5 argumente për ta rishikuar atë, transmeton tch.
“Së pari, nenet 6 pika 1, 13 pika 6, 22 pika 2, të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, bien ndesh me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë. Së dyti, ligji nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, me mangësitë që paraqet cenon parimin e sigurisë juridike në qarkullimin civil të pasurive të paluajtshme si dhe standardin kushtetues të të drejtave të fituara. Së treti, neni 37/b i ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, cenon parimin e sigurisë juridike në lidhje me të drejtën e pronës dhe bie ndesh me jurisprudencën kushtetuese. Së katërti, parashikimet jo të plota të pikës 2 të nenit 28, të ligjit nr. 111/2018, krijojnë rrezik për cenimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale që administrohen në regjistrin publik dixhital të pasurive të paluajtshme. Së pesti, parashikimet e ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën” që referojnë në një tjetër ligj, i cili aktualisht është në statusin e projektligjit dhe ende i pamiratuar nga Kuvendi dënojnë haptazi parimin kushtetues të shtetit të së drejtës.”, shkruan Meta. /TCH/
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...