Në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve me pasoja fatale.
Sipas Institutit të Statistikave, në tetë mujorin e këtij viti numri i aksidenteve rrugore është rritur me 20%.
Konkretisht, në harkun kohor të tetë muajve të fundit, janë shënuar 919 aksidente ose 154 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, raporton euroneës.al.
Në raportin e INSTAT, thuhet se në tetë muaj 144 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore, ose thënë ndryshe ka pasur 30 vdekje më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar
Aksidentet rrugore në 15,7 % të rasteve, kanë ardhur për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve. Qarku i Tiranës ka regjistruar 26 të vdekur, më pas vjen Fieri me 21, Lezhë 19 dhe Elbasani 18.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...