Gjobë 10-fishin e përfitimit abuziv nga shitja e medikamneiti “Soludamin”, të cilën kompania farmaceutike “CFO Pharma” e ka shitur me një çmim shumë më të lartë se sa e kishte miratuar Komisioni i Çmimeve të Barnave duke falsifikuar edhe pullën.
Agjencia e Barnave pasi ka investiguar të gjithë tregun farmaceutik dhe ka marrë informacionin e nevojshme në të gjitha depot farmaceutike pritet që të presë këtë të hënë fletë gjobën ndaj “CFO Pharma”.
Burime nga kjo Agjenci thonë se grupi i punës është marrë me çështjen e “CFO Pharma” është në mbyllje të këtij procesi dhe ende nuk bën me dije se sa është shuma e gjobës dhe përfitimit abuziv që ka pasur “CFO Pharma”.
Pas transmetimit në Top Channel të një kronike mbi abuzimin e “CFO Pharma” në lidhje me tregtimin e Soludaminës 18 herë më shtrenjtë se sa çmimi i përcaktuar, Agjencia e Barnave nisi të investigonte në tregun farmaceutik ku gjeti sasi të konsiderueshme të medikamentin me të cilin CFO Pharma abuzonte.
Ligji për barnat në rastet e kundërvajtjeve administrative siç konsiderohet ky rast ka të përcaktuar qartë se shitja me çmime më të larta nga ato të përcaktuara nga Komisioni i Çmimit të Barnave dënohet 10 fishin e vlerës së përfituar padrejtësisht.
Por përveç gjobës, që Agjencia e Barnave ka në tagrin e saj, konkluzionet e raportit të bërë bashke me krimin ekonomik i janë vënë në dispozicion Prokurorisë, pasi të ndërrosh pullën e barit përbën shkelje penale dhe për këtë drejtuesi i kompanisë farmaceutike Nadir Çausholli do të ndiqet penalisht. Kujtojmë se Çausholli vetëm para pak kohesh u dënua me burg pasi u përfshi në skemën e mashtrimit nëpërmjet skemës së rimburismit ku sipas përllogaritjeve dëmi financiar i shkaktuar Buxhetit të Shtetit ishte mbi 1.5 miliardë lekë.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para