Mijëra shqiptarë kanë tentuar të kërkojnë strehimin në vendet e Bashkimit Evropian nga janari në qershor të këtij viti, pavarësisht vitit të pandemisë.
Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve numri i aplikimeve nga shtetasit shqiptarë kaloi më shumë se 2 mijë e 900 ndërkohë që vetëm 63 persona arritën të marrin statusin e refugjatit.
Shqiptarët duket se nuk kanë hequr dorë nga dëshira për t’u larguar nga vendi as në gjashtëmujorin e parë të këtij viti pavarësisht se numri i të ikurve ka pësuar rënie të lehtë për shkak të pandemisë.
Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve gjatë kësaj periudhe kanë aplikuar për azil 2 mijë e 919 persona nga vendi ynë.
Prej tyre 1 mijë e 978 janë aplikime për herë të parë ndërsa pjesa tjetër, raste të përsëritura.
Pavarësisht kërkesave për azil edhe refuzimet vijojnë të jenë të larta, pasi në muajt janar-qershor janë kthyer 3 mijë përgjigje negative, ndërkohë që vetëm 63 persona kanë arritur të sigurojnë statusin e refugjatit.
Një tjetër statistikë shqetësuese sipas Zyrës Europiane të Azilantëve ka të bëjë me 19 mijë e 539 aplikime të mbetura ende pa u shqyrtuar dhe pa asnjë përgjigje nga vendet përkatëse.
Gjatë vitit 2020, Eurostat ka raportuar më herët se ka pasur mbi 5 mijë kërkesa për azil për herë të parë nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian dhe Zvicër.
Numri më i ulët rezulton në muajt mars dhe prill që përkon me kohën kur vendi ishte në karantinë, por fluksi njohu rritje prej qershorit dhe në vazhdim.
Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar i shqiptarëve për të kërkuar azil, ku janë kryer rreth 2 mijë aplikime ose 39% e totalit.
Në disa publikime Shqipëria renditej e dyta sa i përket aplikimeve për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas vetëm Sirinë.
Ndërkohë i lartë mbetet edhe numri i fëmijëve që aplikuan për azil në vitin 2020, me më shumë se 2 mijë raste.
Me këto shifra Shqipëria pozicionohet e treta duke lënë pas vetëm Turqinë dhe Rusinë, të cilat kanë një popullsi shumë më të lartë se vendi ynë./oranews
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji