Numërimi i votave preferenciale në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ka sjellë rezultate mjaftë interesante, që pritet të komentohen gjatë.
Deputeti më i votuar për Kuvendin e ardhshëm ka rezultuar Taulant Balla, i cili ka marrë 21.6042 vota.
Pas tij vjen Erion Braçe, i cili është një nga deputetët më jetëgjatë në Kuvendin e Shqipërisë, me Partinë Socialiste. Pas tij vjen Fatmir Xhafaj, i cili po ashtu theu herësin dhe kalo pragun për të hyrë në Kuvend. I katërti renditet kreu i PD-së Lulzim Basha dhe më pas vjen Belinda Balluku, deputet e Partisë Socialiste.
Por krahas tyre ka dhjetëra kandidatë për deputet që rezultojnë me 0 vota, 1 ose 2 vota në total.
Sipas shifrave të publikuar nga KQZ deri tani, rezulton se 93 kandidatë për deputetë kanë 0 vota. 144 prej tyre rezultojnë se kanë marrë vetëm 1 vote. Ndërsa 137 kandidatë për deputetë kanë fituar 2 vota./noa/
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...