Google ADS

Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për ‘Leje Daljet’, sqaron Rama

21:24 | 31 Mars 2020
Arditë Shkodra

Nga dita e hënë ka hyrë në fuqi rregulli i ri në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

Tashmë nga çdo familje në Shqipëri do të autorizohet vetëm një person që të dalë nga banesa dhe të bëjë furnizimet e nevojshme, ndërsa të gjithë të tjerët do të ndëshkohen nëse kapen pa “Leje Daljen”.

Së fundmi kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se këto dy ditë policia nuk është treguar e rreptë për shkak të problemeve me aplikacionin por duke filluar nga nëse asnjë shkelës nuk do të tolerohet.

“APLIKACIONI PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR PAZAR ËSHTË PLOTËSISHT FUNKSIONAL. NGA NESËR NUK KA MË KËSHILLIME PËR SHKELËSIT!” shkruan Rama.

Të ngjashme