Familjet shqiptare po zvogëlohen çdo ditë edhe më shumë, duke lënë pas traditën e familjeve të mëdha.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se numri i lindjeve përgjatë 3 mujorit të dytë të vitit 2022, nga prilli deri në qershor është 5 384 lindje, një rënie me 14.8% krahasuar me të njëjtën periudhë në 2021.
Megjithatë, tremujorin e dytë të këtij viti numri i lindjeve ka tejkaluar numrin e vdekjeve, 468 lindje më shumë se sa vdekje, kjo si rrjedhojë e stabilizimit të pandemisë së covid-19. Gjatë pranverës së 2022 ka pasur 4 916 vdekje, duke shënuar një rënie me 19.4% kundrejt tremujorit të dytë të 2021. Ndërsa e kundërta vihet re gjatë tremujorit të parë të 2022, ku sipas të dhënave të INSTAT ishin 1.882 vdekje më shumë se sa lindje.
Nga ana tjetër gjatë gjatë stinës së dimrit të 2022 kishte 6.056 lindje, duke shënuar një rënie me 4,2 %, kundrejt tremujorit të pare të 2021. Plakja e popullsisë pritet të rëndohet edhe më tej, teksa gjatë vitit 2021 lindën 27.284 foshnja, një rënie me 2.8% krahasuar me vitin 2020. Si dhe ndryshe nga 5 vite më parë, ka 3585 lindje më pak.
Ndër të tjera, sipas shpërndarjes gjeografike, në pranverë të 2022 qarku me numrin më të lartë të lindjeve e mban Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 85 lindje.
Me statistika të përafërta vit pas viti është qarku i Beratit, ndërsa rënie të theksuar të lindjeve e ka ndjerë qarku i Vlorës me 25.4%. Gjendja ekonomike dhe emigrimi ka ndikuar në rënien e popullsisë, pasi lindjet e emigrantëve shtojnë popullësinë e vendeve ku ata jetojnë dhe pakësojnë në këtë mënyrë lindjet në Shqipëri./tch/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...