Të rinjtë nuk e duan as fshatin dhe as bujqësinë, të vetmit që nuk e kanë tradhtuar fshatin janë mosha e tretë.
Nevruzi dhe Burbuqja nga Dragoti i Belshit kanë një jetë që merren më bujqësi, dikur ata mbillnin sipërfaqe të mëdha më grurë dhe misër, ndërsa sot përveç tokës që kanë afër shtëpisë të cilën e kanë mbjellë më rrush dhe ullinj, sipërfaqen tjetër e kanë lënë djerrë, sepse nuk kanë fuqi ta punojnë. Sipas fermerit të moshuar , të gjesh punëtor bujqësie është bërë tepër e vështirë. Nevruzi thotë se nëse nuk do të kishe gjetur punëtor që t’i vilnin rrushin, i gjithë prodhimi rrezikohej t’i kalbej në pemë.
Nevruz Halili: “Kam mbushur 80 vjeç, e jam marrë më këtë punë sa vite kam në kurriz. Çfarë kultivon? Unë kultivoj rrush dhe ullinj. Sa tokë ke ? Kam 2ha tokë. Kush ti punon? I punoj me argat dhe në fund për vete nuk më del asgjë. Tani është sezoni që vilet rrushi ka punëtor krahu? Unë në këtë sezon e marr punëtorin me 20 mijë lekë të vjetra në ditë. është e lehtë të gjesh punëtor? Shumë zor sepse kanë ikur djemtë, kanë ikur të gjithë këtu kanë mbetur vetëm pleqtë si puna ime. Ku i gjen punëtorët? Me miq dhe shoqni, ja duke u lutur edhe pse i paguaj. Kisha një javë që kërkoja, më vështirësi i gjeta.”
Nevruzit i duhet të merret më të gjitha punë e tokës, situata jo e mirë shëndetësore prej tre vitesh e ka larguar Burbuqen nga punët e fshatit.
Burbuqe Halili: “Sa vite ke që nuk del në arë? Kam tre vjet që nuk punoj, më ka thënë mjeku nuk duhet të lodhesh pasi kam bërë operacion zemrën.”
Fermerët e fshatit Dragot thonë se nëse bujqësia nuk mbështet, do të vij një ditë që ne do të ushqehemi vetëm më produkte ushqimore importi. Mungesa e fuqisë punëtore do ta detyrojë fermerin të mos punojë tokë./tch/
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...