Vlera e importit të luleve në vitin 2016 është rreth 2 milionë euro dhe vendet nga ku importohen më shumë janë Italia me 66.3% dhe Hollanda me 30,9%.
Vlera e importit të luleve për vetëm dy muajt e parë të vitit të shkuar llogaritet 220 mijë euro.
Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), vlera e importit të luleve gjatë muajit janar-shkurt është rreth 220 mijë euro dhe në vitin 2016 ka pësuar një rritje me 36,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Më shumë se gjysma e luleve të prera në botë, janë blerë e shitur në ankandet që zhvillohen në Aalsmeer-it në Holandë, e cila është një nyjë e tregut global të luleve qysh prej fillimit të shekullit të 20. Çdo ditë të javës, në mëngjes, blerësit vërshojnë drejt Aalsmeer-it, rreth një gjysmë ore larg Amsterdamit, për të qenë prezentë në një treg të madh mallrash që mbulon rreth dy milionë metër katrorë sipërfaqe.
Studiuesit në Universitetin e Wageningen-it, rreth 50 milje në juglindje të Amsterdamit, po punojnë mbi mënyrat se si t’i mbajnë lulet në kontejnerë për javë me radhë, duke i vendosur në temperatura shumë pranë ngrirjes. Ndërsa teknologjia akoma është në fazën e testimit, në fakt ajo mund t’u vijë në ndihmë rritësve të dërgojnë lule me anije më shumë sesa me avionë.
Në Dubai gjendet Miracle Garden, kopshti më i madh në botë, me 45 milionë lule, në një sipërfaqe prej 7.2 hektarësh. Sistemi i ujitjes është më moderni në botë, ai bën të mundur riciklimin e ujit, ndërsa shmang edhe avullimin e ujit.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...