Google ADS

Shqipëri, mot me vranësira dhe reshje shiu

07:02 | 20 Mars 2022
Trina Galanxhi

Moti mbetet i qëndrueshëm prezent në pjesën më të madhe të vendit tonë duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në zonat veriore dhe qendrore.

Por në zonat jugore të Shqipërisë, vranësirat do të zhvillohen herë pas herë duke gjeneruar reshje të pakta të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 gradë deri në 13 gradë celsius.

Era do të fryejë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim tre ballë./albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme