Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij, me propozim të ministrisë së Mbrojtjes, vendimin që përmirëson ndjeshëm trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura. Ky vendim synon të forcojë kapacitetet kombëtare dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të Mbrojtjes Civile.
Rreth 6.000 efektivë do të përfitojnë nga ky vendim, 2.500 prej tyre e marrin për herë të parë shtesën mbi pagën.
Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si; Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.
Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi, do të variojë deri në 100.000 lek mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë.
Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20.000 lek në muaj për rreth 150 ushtarakë.
Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70.000 lek në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.
Ky vendim vjen vetëm 4 muaj pas rritjes së pagave që u bë për kategori të caktuara të Forcave të Armatosura.
Prej vitit 2022 pagat e efektivëve të FA kanë pësuar rritjen më të madhe në histori, prej gati 40%.
Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria janë të angazhuara të investojnë që trajtimi financiar i efektivëve të FA të shtohet çdo vit, për t’i përafruar me nivelin mesatar të vendeve të Aleancës së NATO-s, duke e konsideruar njëkohësisht një investim për sigurinë kombëtare.
Postimi i ministrit Vëngu:
Lajm i mirë për Forcat e Armatosura!
Qeveria shqiptare miraton projektvendimin që përmirëson në mënyrë të ndjeshme trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura.
Ky vendim konfirmon se kapitali njerëzor mbetet prioritet kryesor për ushtarakë të mirëpaguar, të mirëpajisur dhe të mirëtrajnuar, ndërsa rrit ndjeshëm jo vetëm cilësinë e kapitalit por edhe të shërbimeve të mbrojtjes civile. Objektivi i Ministrisë së Mbrojtjes është që rekrutët e rinj e veçanërisht profesionistët e fushave të ndryshme të jenë konkurrues në tregun e sotëm.
Nga ky projektvendim preken rreth 6 mijë efektivë, 2500 prej të cilëve e përfitojnë për herë të parë një shtesë të tillë. Kështu, trajtim të shtuar financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si; Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, Forcat e Dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.
• Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi do të variojë deri në 100,000 lekë mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë.
• Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20,000 lekë në muaj për rreth 150 ushtarakë.
• Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70,000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.
Falënderim i veçantë për të gjithë skuadrën e përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Financave, që ka punuar prej disa muajsh që ky vendim të marrë jetë sot, duke dëshmuar më së miri se, kur vjen puna për kapacitete kombëtare, siç janë FARSH, rritja e trajtimit financiar nuk është një shpenzim, por një investim i mirëfilltë.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...