Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pasditen e 16 dhjetorit ka kthyer për shqyrtim ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Sipas tij, trajtimi fiskal i diferencuar që aplikon ky ligj, “shkel parime e të drejta themelore kushtetuese”.
Meta ka sjellë një shembull nga fusha e turizmit argëtues – sipas tij – ku ata janë të përjashtuar nga TVSH-ja për mjetet lundruese për qëllime turistike dhe argëtim, apo heqja e shkallës së reduktuar për aktivitete dhe sektorë të tjerë.
“Pra këto subjekte mbeten të favorizuara përmes përjashtimit nga TVSH”, shkruan ai.
Për presidentin kjo do të thotë që subjektet, të cilat operojnë në shitjen dhe tregtimin e mjeteve lundruese ngelen të favorizuara, ndërkohë që sektorë të veçantë të ekonomisë me më shumë nevojë, diferencohen dhe mbahen në presion fiskal të diferencuar dhe jo proporcional me nevojën që dikton mbështetja e tyre.
“Ndërkohë që, në përjashtimet e veçanta në import për makineritë dhe pajisjet, kufiri përpara këtyre ndryshimeve ligjore ishte në një vlerë mbi 50 milionë lekë”.
Dhe me ndryshimet e propozuara nga Meta mendohet se do të ketë 10-fishim të vlerës së kufirit minimal mbi të cilën vihet në zbatim përjashtimi përmes këtij ligji.
“Përjashtimet nga zbatimi i regjimit ligjor fiskal, në mënyrë të diferencuar, rrezikojnë qëndrueshmërinë e vetë ligjit bazë për tatimin mbi vlerën e shtuar”, finalizohet argumentimi.
Po ashtu, Meta më 10 dhjetor, ka dekretuar kthimin në Kuvend të buxhetit për vitin 2022.
Në shpjegimin e dhënë nga Kreu i Shtetit thuhet se Buxheti është “antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij”.
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...